“Ik ore q*hu!”, Evi Kokalari shpërthen në studio, largohet duke i ngritur gishtin e mesit Rakipit: Flet si katunar

Plot tensione është shoqëruar emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN, duke bërë që Evi Kokalari të acarohej tej mase dhe të largohej nga studio duke sharë me fjalor banal Ylli Rakipin dhe Neritan Sejaminin.

Përplasja ndodhi për shkak se Rakipi dhe Sejamini i kujtuan Kokalarit se e ka quajtur Lulzim Bashën “gjobaxhi”, por tani po ulet të bashkëpunojë me të.

Kaq ka mjaftuar dhe në studio kanë shpërthyer debatet.

Kokalari u acarua tej mase, veçanërisht kur moderatori e ironizoi duke i thënë se “lëvizja e saj do të rrëzojë Edi Ramën” dhe se në fund do të jetë qesharake.

Pas përplasjeve të forta, Kokalari u çua dhe u largua nga studio, duke ngritur edhe gishtin e mesit dhe duke drejtuar disa fyerje ndaj moderatorit.

Përplasja:

Rakipi: A do pushtetin ti?

Kokalari: Go fuck yourself (dhe çohet për l’u larguar).

Rakipi: Si të duash, s’do, ikën!

Kokalari: Nuk bëhet, kjo nuk është gazetari.

Rakipi: Ok, faleminderit!

Kokalari: Lëri këto, kjo mënyrë të foluri kompet si katunar, shko merru me Llapajn që e keni këtu dhe i jepni platformë, shko merreni me Edi Ramën që të lëviz ty nga karrigia se ti s’ke këllqe t’i thuash Edi Ramës “ulu aty zotëri”.

Rakipi: Unë Edi Ramës i kam thënë bandit. Je bandë.

Kokalari: Ty të mori karrigen ai.

Rakipi: I kam thënë bandit në studion time dhe e dinë gjithë shqiptarët. Ti do bëhesh këtu njeri më qesharak.

Kokalari: Ja do ta shikojmë (largohet dhe ngre gishtin e mesit).