“Iliada e Homerit është shkru në Gegnisht” / Gjon Shllaku: Perktheva ‘Iliaden’ nga shqipja në shqip

Gjon Shllaku (Shkodër 24 mars 1923 – 16 gusht 2003) ka qenë seminarist dhe më tej u shqua si përkthyes i klasikëve grekë, latinë, francezë.

Gjon Shllaku

“Gegnishtja nuk është dialekt i asnji gjuhe, përfshi Shqipen. Gegnishtja asht gjuha ma e vjetër e kontinentit e për fat të mirë flitet edhe sot e kësaj dite, ashtë një minierë florini për gjuhëtart ( shkenctart ). Nuk di a egziston një gjuh tjetër e gjallë, që pasqyron në mënyrën ma besnikë të mundshme vjetërsinë e saj.

Problemi i Gegnishtes e lashtsis saj, duhet t’ jetë normalisht objektivi i parë i gjuhësis shkencore e gjuhëtarve shkenctar të akademis Shqiptare. Gëgnishtja ma shumë se asgja tjetër tregon rrajët tona si etnogjenezë e autoktoni në Ballkan. Shum fjalë të Greqishtes klasike shpjegojnë kjartë në Gegnishte.:

Ktu kena dy shpjegime: ose ndonjë malsor Shqiptar i para 2800 vjetsh ka shkru “Iliadën” e “Odisenë”, ose vetë Homeri ka folè një gjuh që giet me Gegnishten e sotme si të ishin dhambt t e dy ingranazheve që rrotullohen super njeni tjetrit harmonikisht, si të ishin pjesë e një sistemi gjuhësor shumë përpara tyne, e të dy: edhe malsori Shqiptar i Veriut edhe Homeri, flasin identikisht të njëjtën gjuhë, pavarsisht nga distanca kohore që i ndan, dhe huazimet e paevitueshme, dhe në rastin konkret të papërfillshme që mund të kenë ndodh.”.