Ilir Ikonomi sjell në një dokumentar ëndrrën e Fan Nolit, bazuar në librin biografik “Apostulli”

Gazetari Ilir Ikonomi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News prezantoi një dokumentar për Fan Nolin bazuar në librin biografik ‘’Apostulli’’.

Ikonomi: Ky dokumentar lindi nga nevoja për të promovuar librin ‘’Apostulli’’.

Unë mendoj se do të ishte më mirë që njerëzit që marrin pjesë në promovime të tilla ta mësonin përmbajtjen e librit përmes një dokumentari, më tepër se sa ta rrëfeja unë.

Unë ndërtova një dokumentar me ndihmën e disa miqve dhe e shfaqa këtë në Boston.

‘’Noli Film Festival’’ u bë në Boston dhe pastaj në Toronto, në Montreal para një jave e gjysëm.

Dhe njerëzit krijuan një ide se për çfarë flitej për këtë libër.

Në Boston ka një bibliotekë dhe një arkivë shumë të pasur dhe kam vjelë shumë materiale interesante.