Daut Dauti
Ekziston një tendencë që tenton ta paraqes Ilirinë dhe ilirët si vend dhe njerëz që kanë ndihmuar pa masë lindjen dhe vendosjen e krishtërimit. Në fakt, historia e dëshmon të kundërtën. Ilirët kanë qenë persekutuesit më të tmerrshëm të të krishterëve, religjioni i të cilëve vinte nga Lindja.
Lista e perandorëve romakë, që në fakt ishin ilirë, dhe që u treguan të pamëshirshëm ndaj të krishterëve është e gjatë. Kësaj liste i printe Dioklaciani, të cilin Roma e kishte shpallur perandorin më të suksesshëm për arsye të persekutimit në fjalë, por edhe për shkak se ai solli stabilitet dhe prosperitet në perandori.
Megjithatë, Dioklaciani për të krishterët ishte pothuaj sikur Hitleri për hebrenjtë. Persekutues i të krishterëve ishte edhe perandori tjeter romak (ilir) nishliu, Konstantini i Madh, por ky, më në fund, e ndaloi me ligj persekutimin, u konvertua në të krishterë dhe kështu krishtërimi u bë religjion zyrtar i perandorisë. Prandaj, veprimi i tij ishte i rëndësishëm dhe të krishterët ia falën gabimin dhe e shenjtëruan. Por, nuk ia falën Dioklacianit, të cilit, në pallatin e tij në Split, ia shkatërruan varrin dhe ia zhdukën eshtrat.
Diocletian. – Encyclopædia Britannica
The Emperor Constantine the Great – 312 – 325 Author
Anonymous