Ilirët, liderët kyç të Perandorisë Romake në të dy krahët

Ilirët, liderët kyç të Perandorisë Romake në të dy krahët – Nga Burim Bardhari

“Herezia e shprehjes Bizanti-um” sepse nuk qëndroi kurrë! “Bizanti-um” nuk njihej aspak derisa zgjati Perandoria Romake përfshirë periudhën e krahut Lindor por u shpik një Shekull pas rënies së Konstantinopojës. Pse dhe kush përfiton!

Shkathtësia më e madhe e shpëtimit dhe mbijetimit të një populli të lashtë varet nga aftësia e zbulimit të mangësive nga propaganda historike e sajuar sipas shkruesit fitues por edhe vlerësimit të palakuar nga ankuesi humbës. Qoftë edhe pas disa mijëra vitesh duhet të zbardhet e vërteta!

Historikisht, thuhet se yjësia e perandorëve romakë me prejardhje ilire të mirëfilltë, nga vetë Iliria, fillon nga Klaudi, Claudius Gothicus në v. 268 – 270 të epokës sonë; lindur në Panoni, ai shpartalloi fiset gjermane gotët në Naissus-in ilir por sundimi i tij nuk zgjati shumë sepse ndërroi jetë nga epidemia.

Diokleciani trashëgoi radhën e fronit perandorak pak më vonë, e shpallën perandor në v. 284 deri 305 nga ngjarja e fatkeqësisë së perandorit pararendës që u vr.a në fushatën e largët bashkë me njërin nga nga bijtë e tij por edhe pas rivendikimit të dështuar nga djali tjetër që pësoi shpartallimin e ushtrisë tij nga Diokleciani, perandori i radhës.

Diokleciani vinte nga një familje e nivelit shoqëror të ulët nga Dalmacia ilire, lindur në v. 244 në kohën kur kroatët nuk ishin në Iliri e cila atebotë njihej si provincë romake ngase sllavët ende ishin të padyndur, në Karpate. Merita e jashtëzakonshme e Dioklecianit ishte se ai mbarështroi qeverisjen dhe shuajti grindjet e brendshme politike të njohura si “Kriza e shekullit të tretë” për shkak të luftës qytetare të zgjatur pothuajse për gjysëm shekulli ndërsa për hir të mbarëvajtjes së Perandorisë ai pavetjakësisht emëroi bashkë-perandorin tjetër Maksimianin.

Gjatë kësaj peirudhe perandoria udhëhiqej nga dy qendra por të pandara ndonëse historianët i pagëzuan si Perendimore dhe Lindore, me perandorët përkatës Dioklecianin dhe Maksimianin (të cilësuar me titullin e njohur ‘Augustin’-ian’ për nder të perandorit themeltar Oktavianit, që nënkupton i Madhërishëm) si dhe me nga një ndihmës pasardhës që ushtronin detyrën e Zëvendësperandorit (të cilët njiheshin me titullin ‘Qesar’-uc, sepse Qesari nuk arriti të shpallte veten perandor pasiqë e vr.anë).

Rrjedhimisht, ky lloj i qeverisjes u njoh si ‘Tetrarki,’ Katër-sundimtaria ose sundimi katërpalësh, me dy perandorë të plotë dhe dy zëvendësperandorë. Mirëpo duhet bërë dallimin mes përcaktimit të kësaj periudhe nga ana e historianëve si Perandoria Romake e Perendimit dhe Lindjes nga ndarja e mëvonshme poashtu vetëm për udhëzim dhe referim sepse Perandoria drejtohej si tërësi e pandashme dhe vetë Konstantinopoja ende nuk ishte ndërtuar nga perandori tjetër ilir, Konstantini.

Pas disa vitesh në yjësinë ilire të Perandorisë Romake ndriçoi ylli i ri, vetë Konstantini i Madh poashtu nga Iliria; lindur në v. 272 në Naissus-in e provincës ilire ose Nishin e sotëm në Serbi, qytet që deri vonë banohej dërmuesisht nga shqiptarët pasardhës. Konstantini ishte tribun ushtarak (oficer) gjatë sundimit të Dioklecianit, përndryshe ishte i biri i një ushtaraku tjetër ilir Flavius Valerius Constantius që kishte mbërritur të bëhej Zëvendësperandor ose Qesar(uc) ndërsa nëna quhej Helena, thuhet se ishte me prejardhje helene.

I ati i tij Konstantiu(si) e ftoi të birin ta ndihmonte gjatë fushatës që përndiqte në Britani ku plaku ndërroi jetë në v. 306 ndërsa djali i tij Konstantini u shpall Perandor i plotë ‘Augustin’ (i Madhërishëm) po atë vit nga ushtria romake në vendin e mirënjohur Jork (York) por në v. 324 Konstantini konsolidoi tërë perandorinë vetëm nën udhëheqjen e tij edhe në Perendim edhe në Lindje, pavarësisht se Papa më vonë rivendikoi ose pretendoi se pushteti i krahut perendimor të perandorisë kinse kishte qënë zyrtarisht ‘Donacion-i’ ose ‘Dhurim nga Konstantini’ duke dhënë prova me dokument të fabrikuar (ose ‘diplom’ siç njihej atëbotë dekreti perandorak por ishte fallco).

Konstantini, paraprakisht në v. 312 theu ushtrinë e kunatit Maksentius në betejën e njohur mbi Urën Milvio (Ponte Milvio) dhe shpalosi ëndrrën e tij legjendare, sepse ëndrrat lehtëbesoheshin si lirata apo leje qiellore hyjnore, se ai do t’ngadhnjente luf.tarakisht nën shenjën e kryqit duke braktisur shqiponjën e trashëguar e të përvetësuar pas pushtimit të Egjiptit të lashtë që atëhere sundohej nga dinastia e Ptolomenjeve, si rrjedhojë e pushtimit pararendës të Lekës së Madh që edhe themeloi qytetin e Aleksandrisë atje, ndërsa pasardhësit e tij ngritën edhe bibliotekën në qytetin e Aleksandrisë që jehonte me nam mbarëbotëror nga lashtësia.