Një incident ajror u shënua të premten e 5 janarit në Amerikë. Një avion me pasagjerë i linjës Alaska Airlines u detyrua të bëjë ulje emergjente në shtetin amerikan të Oregonit pasi një pjesë e tij u shkëput në ajër.
35 minuta pas fluturimit për në Kaliforni një pjesë e jashtme e avionit, duke përfshirë dhe një dritare u shkëput. Ai po fluturonte në më shumë se 4,876 m kur filloi zbritjen emergjente, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit.
Agjencia Federale e Aviacionit të SHBA tha se ndonëse ekuipazhi e raportoi si një problem me presionin e ajrit, avioni u kthye i sigurt.
Autoritetet kanë nisur hetimet të cilat do të mbështeten dhe nga një ekip teknik.
Kompania Alaska Airlines tha se incidenti ndodhi menjëherë pas nisjes dhe se avioni ishte ulur i sigurt përsëri në Portland.
“Ky incident është i rrallë, por ekuipazhi ynë i fluturimit u trajnua dhe u përgatit për të menaxhuar në mënyrë të sigurt situatën”, deklaroi kompania e linjës ajrore informon BBC./vizionplus.tv