Shembja e një ure në ndërtim e sipër në shtetin lindor indian të Biharit të dielën u regjistrua në video nga qytetarët që ndodheshin në zonë.
Mënyra se si ura u shemb dhe u “mbyt” në lumin Gange ishte tronditëse, ndërsa një roje sigurie që ndodhej në vendngjarje është zhdukur dhe në kërkim.
Vlen të përmendet se një pjesë e së njëjtës urë ishte shembur edhe në gusht të vitit 2022, ndërsa për këtë qëllim deri më tani janë ndarë rreth 208 milionë dollarë.