Irani kundërpërgjigjet me 100 raketa në Tel Aviv, shpërthime në Jerusalem

Izraeli vijon sulmet ndaj bazave ushtarake dhe bërthamore të Iranit. Mediat raportojnë se Izraeli ka goditur objektin bërthamor të fortifikuar të Fordoë. Shpërthime janë dëgjuar në disa zona të ndryshme të kryeqytetit Teheran, si edhe një qytet pranë tij, Karaj.

Ndërkohë, Irani është kundërpërgjigjur duke lëshuar 100 raketa në Tel Aviv. Shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë Izraelin qendror menjëherë pasi sirenat u aktivizuan në zonë. Mbrojtja e Shtetit të Izraelit (IDF po punon për të kapur dhjetëra raketa në qiellin mbi Izraelin qendror dhe i bën thirrje publikut që të qëndrojnë në dhoma të mbrojtura dhe të mos dalin.

‘Publikut i kërkohet t’i bindet udhëzimeve të Komandës së Frontit të Brendshëm. Aktualisht, Forcat Ajrore po veprojnë për të kapur dhe sulmuar kudo që të jetë e nevojshme për të larguar kërcënimin. Mbrojtja nuk është hermetike dhe për këtë arsye është e nevojshme të vazhdohet të zbatohen udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm’, thuhet në njoftim.