Rebecca Loos, modelja e cila pretendon se kishte një histori dashurie me David Beckham, pretendoi se e gjeti atë në shtrat me një modele, ndërsa ajo vetë po fliste me Victoria Beckham në telefon.
Pas publikimit të dokumentarit në “Netflix” të David dhe Victoria Beckham, modelja ka reaguar menjëherë në një e intervistë për “Daily Mail “. Përtej konfirmimit të pretendimeve se në vitin 2004 kishte një lidhje në fshehtësi me yllin e futbollit, ajo ka bërë një deklaratë ku thotë se dikur e gjeti Beckham në shtrat me një grua tjetër.
Në atë kohë, Loos shpjego se sapo kishte mbërritur në shtëpinë e sulmuesit brazilian Ronaldo në Madrid në shtator 2003, ku ajo pretendon se e pa David “të fshehur në fund të kopshtit” duke biseduar me një modele spanjolle.
Më vonë po atë natë ajo, aludon se mori një telefonatë nga Victoria, me të cilën kishte miqësi.
“Ajo ishte e mërzitur sepse po telefononte David dhe ai nuk po i përgjigjej, unë i thashë se nuk e di ku ishte.. dhe ajo më thotë ‘mos e mbyll telefonin, shko dhe gjeje”” – tha Loos në intervistë.
“Ishte pak e vështirë. Hyra në shtëpi dhe ngjita shkallët kur pashë dy truprojat e David jashtë derës… Unë i pëshpërita njërit prej atyre “Është Victoria në telefon”. Ai shkoi ta thërriste David.
Unë e ndoqa atë dhe pashë që David ishte në dhomë të gjumit me një modele, ajo ishte shtrirë në krevat. Isha e tërbuar dhe vetëm i shikoja, i zgjata telefonin dhe i thashë “Gruaja jote “.
Më pas Loos vazhdoi: “Isha shumë e lënduar. Ishte vetëm kjo ndjenjë e tmerrshme dhe mendova me vete: ‘Ti budallaqe’. Por ai më kishte mbërthyer mua dhe më kontrollonte plotësisht”, përfundoi ajo.