Ish-kongresist republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe si President themelues i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi nëpërmjet një letre ka mbështetur rizgjedhjen e Kryeministrit Albin Kurti më 9 shkurt 2025.
Në letër thuhet se sikur që theksoi Shirley Cloyes DioGuardi në artikullin e saj më të fundit, “Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani përfaqësojnë demokracinë”, dhe “qeveria aktuale ka treguar se po punon për të mbrojtur interesat e vendit dhe ka pasur forcën për t’u bërë ballë hapave që do të kishin copëtuar Kosovën në një kohë kur demokracia është në krizë në disa pjesë të Evropës Perëndimore dhe Lindore”.
“Kryeministri Kurti dhe partia e tij në pushtet Vetvendosje kanë treguar se do të punojnë për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe për arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Evropën Juglindore. Gatishmëria e kryeministrit Kurti për t’u ulur në tryezën e bisedimeve me Serbinë vetëm pasi që Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës është thelbësore për arritjen e këtij rezultati. Përndryshe, Kosova e pavarur do të coptohet dhe do të dështojë pasi të ketë arritur aq shumë sukses që nga njohja e pavarësisë së vendit në shkurt të vitit 2008”, thekson letra.
Ai ka theksuar se mbi të gjitha, ‘kryeministri Kurti ka treguar se Kosova vazhdon të jetë forca më properëndimore, prodemokratike dhe pro multietnike në zemër të Evropës Lindore’.