Vdekja e Prigozhin nga rrëzimi i avionit me të cilin udhëtopnte në afërsi të Moskës është një ngjarje e mbushur me aq mister, sa teoritë konspirative kanë marrë një përhapje shumë të gjera që nga e mërkura në mbrëmje.
Por një gjë ku shumë ekspert bien dakord është se në rastin e Prigozhin nuk kemi të bëjmë me një aksident ajror, kjo dhe nga mënyra e rrëzimit të avionit.
Dyshohet se avioni ka pasur një shpërthim të brendshëm ose është goditur nga një raketë tokë-ajër.
Ish-oficeri i inteligjencës britanike Christopher Steele, tha në një intervistë për SkyNeës se shpërthimi është shkaktuar nga një arkë me verë të shtrenjtë që i është dhuruar Prigozhin. Sipas tij, në arkën me verë ishte montuar lënda plasëse e cila ka shpërthyer kur avioni ishte duke fluturuar.
“Sigurisht që është një punë e brendshme hetimore, sugjerimi janë se është një bombë në një arkë vere,” tha Steele.
“Ky është një lloj fundi ironik për ish-“kujdestarin” e Putinit”- vijoi ai.
Kujtojmë se avioni, i cili po udhëtonte nga Moska për në drejtim të Shën Petersburg, u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino, duke humbur jetën të 10-të personat që ndodheshin në bord, mes tyre dhe shefi i Ëagner.
Rosaviatsia, autoriteti rus i aviacionit, tha se Prigozhin dhe komandanti i lartë i Wagner Dmitry Utkin ishin të konfirmuar se ndodheshin mes 10 viktimave të avionit privatë Embraer që u rrëzua të mërkurën në mbrëmje.
Kanalet Telegram të lidhura me Wagnerin e shpallën gjithashtu shefin e mercenarëve të vdekur.