Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se do të ishte shumë i zhgënjyer nëse hetimet do të tregonin se Serbia qëndron prapa ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës.
Në një konferencë në Budva, në një panel kushtuar të ardhmes së Ballkanit Perëndimor, Pahor tha se duhet të presim se çfarë do të tregojë hetimi i pavarur në lidhje me ngjarjet e 24 shtatorit në fshatin Banjskë.
Nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht, duhet të shohim se çfarë do të tregojë hetimi”. Por, nëse del se Serbia qëndron pas gjithçkaje, do të thotë se në Beograd ka pasur një vendim që nuk ka vend në BE, por se mbetet në sferën e interesit të Moskës. Ky do të ishte një lajm i trishtuar dhe do të isha shumë i zhgënjyer nëse do të zbulohej se pas gjithçkaje qëndron politika zyrtare serbe”, tha Pahor.