Ish-presidenti i Zvicrës tërhiqet nga politika, bën shqiponjën në mesazhin i fundit para deputetëve

Ish-presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer ka vendosur të tërhiqet nga politika.


Si anëtar i Këshillit Federal të Zvicrës, ai i tha lamtumirë politikës sot, duke kujtuar rëndësinë e lirisë e demokracisë.

Ai bëri thirrje që pasuesit e tij të kujdesen për Zvicrën, ndërkaq në fund u mundua ta bëjë shqiponjën me duar.

“Një shqiponjë dykrerëshe për të thënë lamturmirë”, ka shkruar gazetari Gerry Reinhardt, i cili e ka publikuar një fotografi nga ai moment.