Ky është biznesmeni i ndërtimit, Eduart Reçi që u vra me plumb në kokë pranë banesës.

Eduart Reçi
Viktima u ekzekutua në një atentat të organizuar pranë pallatit ku 52-vjeçari jetonte, të cilin e kishte ndërtuar edhe vetë.
Autorët e krimit raportohet se kanë pritur derisa Eduart Reçi të dilte nga banesa dhe e kanë qëlluar, dyshohet, nga distanca.
Bizmesmeni i ndërtimit, i cili dikur ka qenë punonjës i SHISH, mori një plumb të vetëm në kokë dhe u dërgua te Trauma, por nuk arriti të mbijetonte.