07, April, 2023, Belgrade - The President of the Republic of Serbia, Aleksandar Vucic, met with political representatives of Serbs from Kosovo and Metohija . Goran Rakic, Petar Petkovic, Aleksandar Vucic, Milan Radoicic. Photo: M. K./ATAImages 07, april, 2023, Beograd - Predsednik Republike Srbije Aleksandar Vucic sastao se sa politickim predstavnicima Srba sa Kosova i Metohije. Photo: M. K./ATAImages

Ish-shefi i inteligjencës kroate: Pas debaklit në Banjskë, Vuçiq është fiksuar pas Kroacisë

Ish-shefi i operacioneve në SOA (Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës) Ante Letica ishte mysafir i Tihomir Ladishiqit në Novo dan, ku komentoi dëbimin e diplomatit kroat nga Serbia.

Letica thotë se ky është një akt armiqësor i Serbisë ndaj Kroacisë.

“Për fat të keq, mesazhi këtu është armiqësor, sepse nëse bëhet, bëhet në heshtje, pa shumë zhurmë. Për Vuçiqin kjo është një lëvizje për rrethanat e brendshme politike ku po mundohet të tregojë se si kujdeset për sigurinë e Serbisë”, tha ai.

“Pas debaklit në Banjskë të Kosovës, Vuçiq tha se Serbia ishte e ekspozuar ndaj presionit të shërbimeve të huaja inteligjente, përfshirë atë kroate, ku paralajmëroi disa masa”, shtoi ai.

Ai beson se Vuçiq është i fiksuar patologjikisht pas Kroacisë.

“Sa herë që Serbia e gjen veten në një pozitë të vështirë, ai krijon armiq në Kroaci dhe pastaj flet për këtë në Serbi. Më duhet të theksoj se bashkëpunëtori i tij i rëndësishëm, Vulin, u hoq për shkak të lidhjeve me Rusinë, por edhe me krimin e organizuar”, tha ai.

Ai thotë se Kroacia ka reaguar mirë dhe se kjo tregon se Kroacia nuk ka partnerë në Serbi.

“Vuçiq po përpiqet ta tregojë Serbinë si dikë që është në krye të rajonit dhe që zgjidh problemet në rajon. Dhe kështu dëshiron që Kroacia të sillet ndaj Serbisë, gjë që nuk ka nevojë sepse ne jemi shtet sovran. Ata po përpiqen të vendosen si një lloj shefi, dhe sa herë që ka një lloj destabiliteti në Serbi, menjëherë shfaqen disa armiq të jashtëm që nuk e duan Serbinë, dhe ata janë së pari kroatët dhe më pas shqiptarët.” tha Letica.

Ai thotë se nuk ka kuptim që sekretari i ambasadës të merret me punë inteligjente. “Kështu mund të ketë qenë në të kaluarën, por në këto momente të reja nuk është më e mundur”, shtoi ai.

Ai thekson se diplomatët kroatë sigurisht që janë nën vëzhgim special nga shërbimet inteligjente serbe, transmeton N1.