Ish zëvendës ministri i Jashtëm grek, Nikos Xydakis duket se është një ndër zyrtarët e vetëm që po hedh dritë mbi të shkuarën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Xydakis thotë se Beleri jo vetëm që nuk është një njeri i pafajshëm, por ka një histori mjaft të errët. Duke folur për ERT, Xydakis tha se Beleri nuk është një njeri i pafajshëm dhe se nuk duhet të bëhet një problem për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Kjo histori duhet të ishte zbardhur shumë muaj më parë”, tha ish-zëvendësministri i Jashtëm në qeverinë SYRIZA.
Mediat greke raportojnë deklaratën e ish zv ministrit grek ku thotë se Athina e Tirana e dinin rolin dhe historinë e tij të errët politike duke nënkuptuar masakrën e Peshkëpisë.
“Athina dhe Tirana e dinë rolin e Beleriit. Ai nuk është një njeri i pafajshëm sepse ka një histori të errët politike. Duhet të ishte zbardhur këtë histori shumë muaj më parë që të mos kishte një krisje të tillë për marrëdhëniet politike të Shqipërisë dhe Greqisë.
Gjykata e Posaçme për Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar rrëzoi sot kërkesën e re të avokatëve të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për liri.