“Isha në ferr”, flet e moshuara që u lirua nga Hamasi

Yocheved Lifshitz, e cila u lirua nga Hamasi, ditën e hënë, ka rrëfyer për mediat eksperiencën e hidhur.

Në një konferencë për mediat nga Tel Aviv, e moshuara u shpreh se në Gaza ishte sikur të ndodhej në ferr.

“Ishte e vështirë, por do ta kalojmë”, u shpreh ajo.

85-vjeçarja u mbajt peng në Gaza për më shumë se dy javë, bashkë me qindra izraelitë të tjerë që u rrëmbyen natën e sulmit në fillim të tetorit.

Hamasi liroi atë dhe mikun e saj Nurit Cooper, 79 vjeç, të hënën, dhe më vonë ata u ribashkuan me anëtarët e familjes.

E pyetur nëse ishte mbajtur me njerëz të tjerë në Gaza, vajza e Lifschitz u përgjigj: “Po, ishte me njerëz të tjerë. Kishte kujdes mjekësor deri diku.”

Ajo shtoi gjithashtu se mes pengjeve ka edhe fëmijë.

Kjo është hera e dytë që grupi militant liron pengje. Gjatë javës së shkuar, ata liruan një grua dhe vajzën e saj.

Izraeli ka kërkuar nga Hamasi që t’i lirojë pengjet pa kushte. Këta të fundit besohet se mbajnë mbi 200 persona peng dhe një numër të pakonfirmuar të huajsh.