Ishte vetëm 5 vjeç te Titanic, aktori ende paguhet për rolin e tij të vogël në film

Një aktor i cili ka interpretuar një rol shumë të vogël në filmin “Titanic” ka zbuluar se ende paguhet për pjesën e tij, 25 vite pas shfaqjes për herë të parë në kinema.

Reece Thompson sot punon si drejtor marketing në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kur ishte 5 vjeç luajti rolin e një pasagjeri irlandez të klasit të tretë në filmin e suksesshëm të James Cameron, të vitit 1998.

Ai shfaqet në pjesën tragjike të filmit kur anija po mbushet me ujë, dhe së bashku me nënën e motrën e tij po presin vdekjen të shtrirë në krevatin e kabinës së tyre, pasi nuk kishte vend për ta në gomonet e shpëtimit.

Reece thotë vetëm një frazë në film: “Çfarë do të bëjmë, mami?”.

Nëna i përgjigjet: “Po presim që të fusin njerëzit e klasit të parë në gomone, pastaj do të na marrin neve. Duhet të jemi gati, dakord?”.

Në lidhje me rolin e tij, ai tha për një televizion australian se ende merr përqindjen e tij nga ky film.

“Akoma më vijnë çeqet, është e vërtetë. Por, kam disa vite që nuk e kam përditësuar adresën time, kështu që paratë nuk i kam marrë. Më shumë interesoheni ju (gazetarët) për këtë sesa vetë unë”, tregon Reece Thompson.