Shqipëria ka një kampion tjetër Europe në mundje. Islam Dudaev, çeçeni i natyralizuar si shqiptar ia ka dalë të fitojë medaljen e artë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Bukuresht.
Në peshën deri në 65 kilogramë në stilin e lirë, Dudaev mposhti 2-1 rusin Gadzhimurad Rashidov dhe me flamurin kuqezi mbi shpinë siguron medaljen e parë të artë në këtë event për tanët.
Dje, Dudaev bëri katër fitore dhe siguroi finalen e sotme, të fituar pastër. Nesër është radha e Zelimkhan Abakarov që do përballet në finale, teksa ka siguruar medaljen e argjendtë.
