311 civilë, anëtarë të sektit alawite, janë masakruar nga forcat siriane të sigurisë në veriperëndim të Sirisë, ku një operacion i madh është duke u zhvilluar kundër luftëtarëve besnikë të ish-presidentit Bashar al-Assad.
“311 civilë alavitë, u vranë në një zonë bregdetare të Sirisë, duke ia atribuar vdekjet forcave të sigurisë dhe organizatave aleate“, thotë organizata joqeveritare.
🇸🇾 SYRIA MASS EXECUTIONS: Jolani's HTS executing children, young men, and the elderly on the coast—young women taken captive. https://t.co/Wg6yh0bwVm pic.twitter.com/crYcXDYtUg
— Militant Tracker 🇶🇦 (@MilitantTracker) March 7, 2025
Këto humbje jetësh e çojnë numrin e të vdekurve nga luftimet që nga e enjtja në të paktën 524.
213 ishin anëtarë të forcave të sigurisë dhe organizatave aleate, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Civilët u vranë në një mënyrë “të padallueshme nga operacionet e forcave të sigurisë së ish regjimit – një akt kolektiv i hakmarrjes”, thuhet në një raport nga Observatori me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka ndjekur konfliktin për vite me radhë përmes një rrjeti informatorësh.