Iu ndërpre transmetimi – Rama humb durimin gjatë lidhjes live në Instagram, godet tavolinën

Kryeministri Edi Rama pati një incident ndërsa transmetonte live rubrikën ‘Sy m’sy’ në Instagram.

I tensionuar për shkak se transmetimi iu ndërpre, Rama reagoi duke përplasur tavolinën dhe duke sharë ‘Fuck you’.

Ngjarja ndodhi kur transmetimi u rikthye dhe ai vijoi duke akuzuar opozitën pas prezantimit të konsulentit të Trump si drejtues të fushatës.

“Ky mesazh është në radhë të parë një detyrim ndaj atyre që më kanë mbështetur këto vite duke më dhënë votën e tyre”, nisi Rama fjalën e tij, teksa lidhja iu ndërpre.

Kur u rilidh sërish, Rama akuzoi opozitën por pas kësaj fjala e Ramës iu ndërpre sërish, çka solli humbjen e durimit të kryeministrit.