Izraeli akuzon pronarin e Twitter-it, Elon Musk, për antisemitizëm

Izraeli ka akuzuat pronarin miliarder të Twitter-it, Elon Musk, si person antisemit, pasi ky i fundit tha se një biznesmen dhe filantrop hebre e urren njerëzimin.

Një ditë më parë, Musk shkroi në Twitter se i mbijetuari i Holokaustit, George Soros, “urren njerëzimin” dhe se ia kujton atij “Magneto-n”, një keqbërës nga librat komik që shfaqet gjithashtu në serialin X-Men.

Pas postimit të Musk-ut në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit tha se fraza “hebreu” u bë një temë shumë e përfolur në Twitter.

Në një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit thuhet gjithashtu se komentet e Musk-ut për 92-vjeçarin e Soros-it, “shkaktuan menjëherë teori konspirative antisemitike në Twitter”.

Komentet e Musk-ut, i cili gjithashtu zotëron kompaninë e makinave elektrike Tesla, erdhën disa ditë pasi kompania e investimeve e Soros-it zbuloi se kishte shitur të gjitha aksionet që i zotëronte në Tesla.

Disa grupe hebraike gjithashtu akuzuan së fundmi Musk-un se nuk bëri mjaftueshëm për të frenuar atë që ata e përshkruajnë si antisemitizëm në Twitter, pasi miliarderi e bleu rrjetin social tetorin e kaluar.

Megjithatë, kjo është hera e parë që Izraeli zyrtarisht dhe drejtpërdrejt e akuzon Musk-un për antisemitizëm.