Izraeli shpëton katër pengje në Gaza – publikohen pamjet emocionuese të takimit të një vajze me babanë

Izraeli thotë se ka shpëtuar katër pengje të gjallë nga Gaza.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, thanë autoritetet izraelite.

Pengjet, të cilët u kapën nga Hamasi në festivalin e muzikës Nova në muajin tetor, quheshin Noa Argamani, 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21, Andrey Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç.

Në rrjetet sociale janë publikuar videot e Argamanit, e cila shihet duke çmallur me babanë gjatë rrugës për në spitalin Tel Hashomer.

Në një deklaratë të përbashkët, IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit), ISA (Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit) dhe policia izraelit deklaruan se “pengjet u shpëtuan nga forcat IDF, ISA dhe ‘Yamam’ nga dy vende të veçanta në zemër të Nuseirat”.