Mbrëmë, futbollistët e Izraelit kanë humbur 1:0 nga Kosova në Prishtinë dhe kanë reduktuar shanset e tyre për një dalje direkte në Kampionatin Evropian dhe një skenë para fillimit të ndeshjes tërhoqi shumë vëmendje.
Para ndeshjes, u kënduan himnet kombëtare dhe tifozët e Kosovës e brohoritën himnin kombëtar të Izraelit.
Izraelitët po tregonin shenja të pazakonta me duar para kamerave dhe askush nuk e kishte të qartë se për çfarë bëhej fjalë, por shpejt erdhi një shpjegim.
Gjegjësisht, derisa po luhej himni kombëtar, futbollistët me duar kanë bërë një simbol gjysmë zemre dhe në atë mënyrë kanë nderuar pengjet që Hamasi i mban rob në Gaza pas sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor.
“Kjo tregon se zemra nuk është e plotë pa u kthyer në shtëpi. Momenti u ndot nga fishkëllimat e forta të tifozëve të Kosovës”, shkruan Times of Israel.\