Ka përfunduar intervistimi i Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Dejona Mihali, zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali është intervistuar për disa orë në Prokurori. E njëjta pas përfundimit të intervisimit i është përgjigjur shkurt pyetjeve të gazetarëve.
“Jam intervistuar për zbardhjen e së vërtetës…”, tha ajo.
E pyetur nga gazetarët për cilën të vërtetë është fjala, ajo tha “duhet ta pyesni Prokurorinë”.
Mihali tutje u pyet për mesazhet e saj me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin, por nuk u përgjigj.
“Gjithë të mirat…Mirupafshim…Punë të mbarë”, ishte fjalia e Mihalit.
Ndryshe, Prokuroria njoftoi se Mihali është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale.
“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftim.