Jasir Asani: Ishte një finale, për golin merita është e stafit të kombëtares

Super ylli i Shqipërisë, dhe autori i golit të parë, në atë fitore të jashtëzakonshme 3-0 ndaj Çekisë në “Air Albania”, Jasir Asani, foli për mediat pas ndeshjes.

Asani e pranon se “tifozët kanë qenë mbështetja jonë”. Dhe, për të “sot ka qenë një finale tjetër”.

“Për golat është merita e stafit që krijojnë hapësira dhe unë gjuaj nga çdo pozicion”.

“Sot duhet të festojmë, sepse kemi qenë fantastikë në 90 minuta, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Pas golit krijuam raste të tjera dhe krijuam raste të hapura, falenderoj Silvinjon dhe stafin e tij, i jam mirënjohës gjithë jetën atyre”.

“Është kënaqësi e madhe për atë që po bëjmë. Sot është dita për të festuar, duhet të festojmë”, theksoi lojtari nga Shkupi.