Vargjet e lira janë mëkati ne shpinë i Visar Zhitit . në nje kafe me regjisorin Spiro Duni, ai tregon poezine që i mori lirinë dhe e çoi në burgun e Spaçit
Në një dokumentar pre 45 minutash vjen jeta ne vargje e rrefyer lirshem si mes dy miqsh regjisor, shkrimtar
Visar Zhiti u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe u “lejua” nga pushteti komunist për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, arriti të shkojë në Itali ku punoi në Milano deri në 1992. Përmes një burse studimi nga Fondacioni Heinrich Boll, Zhiti shkoi në Gjermani në vitin 1993 dhe vitin e ardhshëm shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai punoi si gazetar dhe u emërua kreu i ndërmarrjes botuese e cila kishte planifikuar të botonte librin e tij të parë.
Ai ka qenë i punësuar më vonë nga shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar dhe në 1996 u zgjodh vetë në parlament. Mbas Realiteteve të zymta të politikës shqiptare, ai u tërhoq nga politika. Në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku ai qëndroi deri në vitin 1999. Është autor i disa veprave letrare dhe librave me kujtime nga burgu./abcnews.al