Juglindja e vendit është përfshire mesditën e kësaj të diele nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë dhe në vende te caktuara edhe me reshje breshëri.
Si pasojë e motit të keq ka patur dhe dëme të shkaktuara në Korçë, Maliq dhe Pogradec.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, si pasojë e erës së fortë në aksin Pogradec-Korçë ka rënë plepi në aksin nacional. Po punohet për pastrimin e rrugës. Pemë të thyera ka edhe në Drilon dhe shëtitoren e Pogradecit.
Gjithashtu, në territorin e bashkisë së Maliqit, përveç dëmeve në bujqësi, era e fortë ka shkulur edhe çati të objekteve buzë rrugës.
Fatmirësisht nuk ka raportime për dëme në njerëz, ndërsa rrebeshe të tilla në zonën e juglindjes janë bërë të shpeshta.