Zyra e Migracionit në Aargau ka kërkuar t’i heqë lejen e qëndrimit një kosovari. Por, Gjykata Administrative e konsideron këtë ndëshkim si joproporcional,. Kështu, ajo i bën vetëm paralajmërim atij
Një kryefamiljar 50 vjeçar nga Kosova ka marrë pothuajse 500,000 CHF ndihma sociale që nga viti 2011. Sipas Gjykatës Administrative të Aargaut, ekziston një interes i madh respektivisht shumë i madh publik që ai të dëbohet nga Zvicra, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, 50-vjeçari mund të qëndrojë këtu për momentin.
Ai arriti të mbrohej me sukses ndaj heqjes së lejes së qëndrimit nga zyra e migracionit, siç tregon edhe vendimi i Gjykatës Administrative të publikuar së fundmi.
Në vlerësimin e përgjithshëm nuk luan rol vetëm interesi publik për dëbim, por edhe interesi privat i kosovarit për të qëndruar këtu, shkruan Zofinger Tagblatt. Dhe sipas gjykatës, këto interesa të kundërta, në këtë rast janë të balancuara. Prandaj, dëbimi do të ishte joproporcional dhe në veçanti kur është fjala për fëmijët e tij, për të cilët nuk mund të pritej që të largoheshin nga Zvicra së bashku me të atin.