Autoritetet armene në Nagorno-Karabakh (Arcaha) thonë se kanë pranuar një armëpushim të propozuar nga misioni paqeruajtës rus në rajonin e diskutueshëm.
“Me ndërmjetësimin e komandës së misionit paqeruajtës rus në Nagorno-Karabakh, u arrit një marrëveshje për ndërprerjen e plotë të operacioneve ushtarake”, tha presidenti i Nagorno-Karabakhut.
Armëpushimi do të hyjë nga ora 13:00, kurse nga e marta, azerët kanë kryer një sërë sulmesh mbi pozicionet e armenëve në Nagorno-Karabakh.
“U arrit një marrëveshje për tërheqjen e njësive të mbetura dhe ushtarëve të forcave të armatosura nga zona e dislokimit të trupave paqeruajtëse ruse, shpërbërjen dhe çarmatimin e plotë të formacioneve të armatosura të ushtrisë së Nagorno-Karabakut, tërheqjen e pajisjeve dhe armëve nga territori i Nagorno-Karabakut”, njoftojnë media armene.
Të dy palët do të diskutojnë çështje të tjera në një takim të përfaqësuesve të popullsisë vendase armene dhe autoriteteve të Azerbajxhanit më 21 shtator.