Karl Gega, gjeniu i hekurudhave/ Radovani: Shumica e materialeve që ne ekspozojmë janë të panjohura për gjithë botën

Arkitekti, Gjon Radovani i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës u shpreh se shumica e materialeve që ekspozohen në ekspozitën për Karl Gegën janë të panjohura për të gjithë botën.

Radovani: Shumica e materialeve që ne ekspozojmë janë të panjohura për të gjithë botën.

Për arsye se çfarë sjellim ne si origjinale, si riprodhime janë pjesë e trashëgimisë së tij të cilat ia ka lënë trashëgim muzeut dhe fondacionit.

Këto janë zbuluar nga një kërkuese, historiane, një dashamirëse e madhe e Shqipërisë, profesoreshë Luçia Nadin.

Para 5 vjetësh ka rënë në kontakt me të dhe këtë material shumë të vlefshëm i cili nuk ka parë kurrë dritën e diellit deri para dy ditësh.

Edhe konferenca ka qenë shumë interesante.

Gjithashtu ne kemi botuar edhe një katalog I librave që është deri tani më gjithëpërfshirësi.