Këngëtarja shqiptare nga Mali i Zi, Enisa Nikaj, gjithmonë në koncerte thkeson se ndihet krenare për origjinën e saj.
Së fundmi ajo është nderuar me medalje nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet për një vizitë në New York.
“Pata privilegjin të nderohem nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Shumë dashuri për Kosovën, Shqiptarët në mbarë botën, ne jemi një Faleminderit edhe Senatores Jessica Scarcella-Spanton për nderin”, shkroi krahas publikimit ku ka ndarë disa momente të bukura.