Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës futet në rend të ditës me 24 prill, qahen serbët

Komiteti i Ministrave të organizatës mblidhet të hënën me 24 prill dhe në të do të shqyrtohet kërkesa për anëtarësim e Kosovës që po atë do t’i dërgohet në seancën e nivelit parlamentar të Këshillit të Europës.

Sipas medias serbe në Kosovë Kosovo Online që thirret në burime diplomatike mbledhja e Komitetit në nivel ambasadorësh është thirrur sot me këmbënguljen e shteteve të caktuara nga Kuinti.

Në propozimin e vendimit i cili të hënën para ambasadorëve në Komitetin e Ministrave ku u kërkohet mbështetja e tyre thirret në marrëveshjen e Brukselit të 2 shkurtit dhe atë të Ohrit me 18 mars ku Serbia është pajtuar se nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ngutja e kësaj nisme të shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për aplikim ka të bëjmë me ‘tajming’ shkruan me cinizëm media serbe pasi po atë ditë mblidhet edhe seanca parlamentare e Këshillit të Europës, duke e hedhur në shqyrtim edhe para tyre që do ta vendosnin në hapin tjetër, në komitetin e ministrave që mblidhet në Reykjavík të Islandës me 16 dhe 17 maj.

Sipas kësaj medie janë Gjermania dhe Italia që këmbëngulin që pranimi i Kosovës në Këshillin e Europës të nisë që këtë javë por presioni siç e cilëson kjo media ngjashëm me diplomacinë serbe, u përballua nga kryesuesja e organizatës Islanda.