Mesditën e sotme, një ngjajrje e rëndë ka ndodhur në Roskovec të Fierit, ku dy vëllezërit Gramos dhe Lavdosh Kurtaj, u ekzekutuan nga shtetasi Altin Kuka.
Mësohet se viktimat Gramos dhe Lavdosh Kurtaj, (nip dhe xhaxha) janë plagosur dhe kanë humbur jetën në spital.

Mendohet se shkak ka qenë një konflikt pronësie, por ende nuk është komunikuar zyrtarisht nga policia.
Pas krimit, autori Altin Kuka, është vetëdorëzuar në polici. E ndërsa policia edhe FNSh ishin nisur drejt vendit të ngjarjes, 49-vjeçari, ka shkuar i qetë në ambientet e komisariatit të policisë për t`u vetëdorëzuar.
Pas vrasjes së dyfishtë, Kuka u vetëdorëzua në polici bashkë me armën e zjarrit. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku 49-vjeçari Kuka hapi zjarr mbi dy vëllezërit Kurtaj, duke i lënë të vdekur në vend.
