Luftëtarët e njësisë speciale ‘Karlson’ ngritën flamurin ukrainas në bregun e majtë të rajonit Kherson. Kjo u bë e ditur nga forcat e armatosura ukrainase, siç raporton Ukrinform, pasi ushtria e Kievit më 15 nëntor kishte çliruar qytetin Kherson në bregun e djathtë të Dnipro.
Flamuri i Ukrainës ishte varur në një vinç. Ndonëse është çliruar, rajoni u bombardua 28 herë në 24 orët e fundit. Ndërkohë beteja është zhvendosur në Bakhmut, Soldear dhe Donetsk.
“Ndërsa në Bakhmut dhe Soldear, në Donetsk, janë situatat më të nxehta dhe më të dhimbshme”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.