Kim Jong-un ndalon me ligj vetëvrasjet në Korenë e Veriut

Sipas raportimeve, despoti i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka lëshuar një urdhër të fshehtë për ta bërë të paligjshëm aktin e vetëvrasjes.

Diktatori e përshkroi atë si “tradhti kundër socializmit” dhe ka urdhëruar qeveritë lokale të marrin masa parandaluese, thonë raportet.

Ka pasur një rritje të numrit të qytetarëve të Koresë së Veriut që i marrin jetën vetes, me një agjenci spiune që zbuloi se vetëvrasjet ishin rritur 40 për qind këtë vit në krahasim nga ai i kaluari.

“Ka shumë faktorë të brendshëm trazirash në Korenë e Veriut për shkak të vështirësive të njerëzve”, tha një zëdhënës i Shërbimit Informativ Kombëtar të Koresë së Jugut.

Urdhri konfidencial i vetëvrasjes u dorëzua në një sërë takimesh urgjente në të gjithë vendin, ka raportuar Radio Free Asia.

Një takim regjistroi 35 raste të vetëvrasjeve këtë vit vetëm në qytetin Chongjin dhe në qarkun Kyongsong – me shumicën e rasteve që përfshinin familje të tëra që morën jetën së bashku.

Vdekjet nga uria, ndërkohë, në Korenë e Veriut janë trefishuar vitin e kaluar.