Policia e Tiranës ka ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të shtune urdhrin e arrestimit të shtetasve Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi, ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha është vendosur masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalimin e daljes nga vendi.
Gazetari Elton Qyno zbardhi për “Ora Neës” edhe procesin e hetimeve që ccuan në këto vendime të firmosura nga prokurorës i Posaccëm, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai.
Qyno tha se arrestimi ka të bëjë me dosjen e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”, në Tiranë.
“Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë.
Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla”, u shpreh ndër të tjera, gazetari Elton Qyno.