Në ditën e festës për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit për kualifikimin në Europianin që zhvillohet në Gjermani, për ndeshjen e fundit Qindra shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë kaluar këtë të hënë pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës për të qenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen me Ishujt Faroe.
Nga kjo pikë kalimi kufitare kanë kaluar edhe shumë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Europës, enkas për festën e kësaj nate për futbollin shqiptar.
Burime zyrtare bëjnë më dije se vetëm këtë të hënë nga Qafë Thana kanë hyrë me tepër se 1750 shtetas, 500 prej të cilëve kanë deklaruar se vijnë për të parë ndeshjen e fundit kualifikuese të Shqipërisë.
Burime të stacionit policor të Qafë Thanës thanë se policia kufitare dhe jo vetëm ka ushtruar kontrolle të imta për gjithë mjetet e tifozëve shqiptarë të cilët kanë hyrë në vendin tonë