Kompleksi i Kullave të Isa Boletinit, së shpejti do të ketë ekspozitën e përhershme dhe bashkëkohore. Ky kompleks gjendet në fshatin Boletin të Komunës së Zveçanit.
Kështu ka njoftuar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Çeku ka thënë se janë duke punuar që këto asete të jenë të qasshme për vizitorët dhe të ofrojnë ekspozita cilësore.
“Pas funksionalizimit përmes menaxhimit e aktiviteteve të rregullta, Kompleksi i Kullave të Isë Boletinit së shpejti do të ketë ekspozitën e përhershme dhe bashkëkohore e cila po kurohet në mënyrë profesionale”, ka shkruar Çeku.
Ministri ka thënë se këto asete do t’i shërbejnë komunitetit dhe të njëjtat do të jenë pika kyqe të turizmit në vend.
Postimi i plotë:
Puna në monumente nuk përfundon me restaurimin e tyre. Po punojmë që këto asete të jenë të qasshme e interaktive për vizitorët dhe të ofrojnë program e ekspozita cilësore.
Pas funksionalizimit përmes menaxhimit e aktiviteteve të rregullta, Kompleksi i Kullave të Isë Boletinit së shpejti do të ketë ekspozitën e përhershme dhe bashkëkohore e cila po kurohet në mënyrë profesionale.
Këto asete plot histori të vendit tonë do t’i shërbejnë komunitetit dhe do të jenë pika kyqe të turizmit në vend.