Konfirmohen gjithë komandantët e lartë iranianë të eliminuar nga Izraeli

Kanë kaluar diçka më shumë se 24 orë nga sulmi i fuqishëm i Izraelit në Iran, ku mbi 80 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Teksa në orët e para ka pasur spekulime mbi figurat e larta ushtarake të eliminuara në Republikën Islamike, duket se tani kemi një tablo të qartë të gjithë zinxhirit drejtues të vrarë dhe këtë e konfirmojnë edhe nga instancat iraniane.

Cilët janë ata:
Gjenerali Gholamali Rashid – Shtabi i Khatam al-Anbiya.

Gjenerali Mohammad Hossein Bagheri – Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura.

Gjenerali Hossein Salami – Komandanti i Gardës Revolucionare (IRGC).

Gjenerali Amir Ali Hajizadeh – Forcat Hapësinore të IRGC-së.

Gjenerali Mehdi Rabani – Zëvendës Shefi i Operacioneve.

Gjenerali Gholamreza Mehrabi – Zëvendës i Inteligjencës.

Gjenerali i Brigadës Davood Shekhiyan – Mbrojtja Ajrore e IRGC-së.

Gjenerali i Brigadës Masoud Shane’i – Shefi i Zyrës së Shtabit, Komandanti i IRGC-së.