Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se trazirat e shkaktuara nga sfida e paprecedentë ndaj autoritetit të Presidentit Vladimir Putin nga luftëtarët e Wagner-it mund të mos kenë përfunduar ende dhe mund të duhen javë ose muaj për t’u zhvilluar.
“Ky është vetëm një kapitull i shtuar në një libër shumë, shumë të keq që Putin ka shkruar për Rusinë. Por ajo që është kaq e habitshme në lidhje me të është se kjo po i vjen nga brenda”, i tha Blinken CNN.
“Fakti që dikush nga brenda vë në dyshim autoritetin e Putinit, vë në pikëpyetje drejtpërdrejt premisat mbi të cilat ai filloi këtë agresion kundër Ukrainës, është diçka shumë, shumë e fuqishme”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, megjithë pikëpyetjet që ende qëndrojnë.
I pyetur nëse ky është fillimi i fundit për Vladimir Putin, Blinken tha se nuk donte te spekulonte. “Ne kemi parë që agresioni kundër Ukrainës është bërë një dështim strategjik. Rusia tani është aq e shpërqendruar sa Putin duhet të shqetësohet për atë që po ndodhë brenda në Rusi po aq sa për atë që po përpiqet të bëjë në mënyrë të padukshme në Ukrainë’’, tha Blinken ne intervistën e tij për CNN.