Kosova dëbon popin maqedon në shërbim të kishës serbe në Zveçan.
Kleriku Fotije, emri i të cilit është Aleksandar Kostovski, është i lindur në Shkup në vitin 1981.
Ati Fotije – igumeni i manastirit në Zveçan është dëbuar nga autoritetet e Kosovës dhe nuk i është vazhduar qëndrimi.
Prifti është deportuar mbrëmë me shoqërim policor në vendkalimin “Bllacë” dhe për 5 vite i është ndaluar hyrja në Kosovë.