Kosova në agjendën e sotme për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të jetë në agjendën e sotme të Komitetit të Ministrave.

Lajmin e ka bërë të ditur dje Rejhan Vuniqi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar shpresën për zhvillime pozitive.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian.”, ka shkruar Vuniqi.