“E nisëm shumë keq, nuk mund t’i marrësh në shtëpi dy gola për dhjetë minuta. Shpresonim të mos shkonte kështu ndeshja. Kemi bërë një ndeshje shumë të keqe në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë ndeshja ndryshoi. Donim tri pikë sonte, apo të paktën një pikë që mos të mbesim të fundit.
Por futbolli është kështu. Kemi pasur shumë probleme në pjesën e parë.
Ukrainasit ishin gjithnjë të lirë, kemi vrapuar gjithnjë bosh. Në pjesën e dytë kemi luajtur një kundër një dhe ata kishin frikë. Mëkat që nuk morën një pikë”, ka thënë Asllani.