Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur këtë mëngjes në jug të Shqipërisë, ai shkoi në Himarë me helikopter ushtarak.
Ai është pritur nga komuniteti m grek atje, nga Vangjel Dule dhe kreu i Omonia, Fredi Beleri.
Abc News raporton se përveç Dules, asnjë autoritet shqiptar s’ka qenë i pranishëm në ceremoninë e pritjes së kryeministrit grek. Në ceremoni nuk ka qenë i pranishëm as kryetari i Bashkisë së Himarës.
Vizita e Mitsotakis do të përqendrohet në minoritetet greke në jug të vendit, Himarë, Finiq dhe Dropull.
Agjenda e plotë:
09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”;
09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”;
09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon;
10:30 Nisja me makina drejt pedonales;
10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve;
10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve;
11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”;
11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit;
11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore;
11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit;
12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë;
12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit;
12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit;
12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan;
13:15 Nisja për në kishë;
13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit;
14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.