Kryeministri Edi Rama ka shkuar për herë të dytë brenda ditës së sotme në ambientet e Bashkisë së Tiranës.
Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka siguruar pamjet kur Kryeministri shihet teksa hyn brenda Bashkisë së kryeqytetit.
Rama ka hyrë në ambientet e bashkisë rreth orës 17:45.
Gjatë paradites, Rama shkoi në bashki ku u takua me nënkryetarët pas arrestimit të Erion Veliajt. Aty qëndroi rreth 30 minuta.
Kryeministria ka deklaruar se Erion Veliaj nuk do të shkarkohet nga detyra.
Teksa Veliaj ndodhet në qeli pas urdhër-arrestit të SPAK dhe firmosur nga GJKKO, pritet që ai t’ia delegojë firmën e kryetarit njërit prej nënkryetarëve.
Sipas ligjit, kryebashkiaku mund të shkarkohet nga detyra me vendim të Qeverisë kur ka bërë shkelje të rëndë, kur dënohet nga gjykata me vendim të formës së prerë ose nuk paraqitet në detyrë për 3 muaj.