Kundërajrori gierman që nuk i shpëton as miza, tani giendet në Ukrainë

Sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër, Skynex, gjenden tashmë në front në Ukrainë.

Kjo është raportuar nga “RBC-Ukraine” duke iu referuar deklaratës së kryeministrit ukrainas, Denys Shmyhal.

Shmyhal kishte treguar se ka vizituar ndërmarrjen të prodhimit të mbrojtjeve ajrore Rheinmetal, selinë e saj në Itali, që njihet për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër Skynex.

Sistemet Skynex njihen si sisteme shumë efikase, veçanërisht kundër dronëve. Thuhet se “nuk lënë as miza t’u ikën”.

Raketa hidhet në ajër e më pas shpërthen në copa të vogla, duke krijuar një mburojë e duke shkatërruar objektet më të vogla në lëvizje.

Rusia së fundi është duke e sulmuar Ukrainën me dronë, kryesisht iranian.

“Sisteme të tilla janë në detyrë luftarake në Ukrainë. Po shqyrtojmë mundësinë e prodhimit të përbashkët të komponentëve të këtyre sistemeve”, tha Shmyhal.

Më parë ishte raportuar se Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës dy sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi, Skynex.