Kur Athina fliste shqip para 138 vjetësh

Dikur në Greqi flitej më shumë gjuha shqipe. Kështu pretendohet së paku nga shumë historianë…

Në Greqi dikur botohej gazeta ‘Zëri i Shqipërisë”! Ky numër i kësaj gazete (i postuar më poshtë si foto), është botuar 138 vjet më parë (foto) dhe mban datën: 3 nëntor 1879…

Është padyshim një dëshmi shumë e fuqishme e pretendimeve se dikur Athina – dhe jo vetëm ajo – flisnin shqip ashtu, siç “dihet” dhe mohohet fuqishëm nga grekët, shkruan alb-observer.com!

Në nëntitullin e saj, kjo gazetë shkruan: “Gazeta e të drejtave të shqiptarëve”.

Fakti më i rëndësishëm për këtë dëshmi të pathyeshme historike ishte redaktori i saj, A. I. Kuluriotis, si një nga figurat më të shquara në shtetin fqinj dhe padyshim pjesëtar i njërit prej fiseve më të lavdishme të arvanitëve që kontribuuan për çlirimin e Greqisë nga pushtuesit otoman.