Kur sllavët dokumentonin autoktoninë shqiptare në Kosovë

Që kur historiani dhe akademiku serb Vasa Çubriloviç (1897-1990), shkroi me zell memorandumin “Dëbimi i shqiptarëve” (Iseljavanje Arnauta) për qeverinë e Stojadinoviqit, shumë gënjeshtra të hartuesve dhe mbrojtesve të qindra luftrave në Ballkan, jane thurur, e tjerrë për dhjetra vjetë pas shpinës së shqiptarëve, aq sa sot, për çudi të kujtdo, serbët pretendojnë përkatësi edhe të kulturës së Vinçës. …

Në memorandumin të cilin më 7 mars 1937 ia dërgoi qeverisë së Milan Stojadinoviçit, Çubrilloviçi i propozon metodat e përndjekjes dhe të dëbimit fizik të shqiptarëve prej Kosove për në Turqi dhe në Shqipëri. Ndoshta që nga kjo datë, veprat e vërteta historike, jane fshehur, çensuruar ose zhbërë.

Megjithatë jo të gjitha!

Vepra “Kosova, përshkrimi i vendit dhe popullit” Branislav Nushiç, 1902

Një informacion shumë i vlefshëm për autoktoninë shqiptare në Kosovë (Dardani), vjen nga shkrimtari serb Branislav Nušič (lexo Nushiç), botuar më 1902! Libri është në alfabetin cirilik. “Autori ndër të tjera thotë: Kur serbët (nga Karpatet ruse) erdhën në Ballkan-Kosovë, shqiptarët ishin popull autokton në Kosovë. Ata quheshin “Arbanasi”. Ndërsa vendi ku jetonin këta njerëz me origjinë ilire quhej “Campi Dardanici”” “Ajo pjesë e vendasve që për shkak të aksesueshmërisë së zonës ku jetonin, u shpëtua nga ndikimi i kulturës pushtuese, i ka ruajtur të gjitha karakteristikat e tyre dhe gjuhën deri në ditët e sotme, dhe ajo pjesë sot quhet arnautë ose skiptarë/shqiptarë. Prandaj, arnautët (arbërorët) janë vendasit më të lashtë të këtyre anëve të hershme ose më mirë, pasardhës të vendasve siç ishin para pushtimeve romake. Greqizimi i atyre vendasve, që u krye në Gadishullin Ballkanik në të njëjtën kohë me latinizimin, nuk arriti kurrë në këto zona, por u krye vetëm në jug dhe kjo dukuri nuk ndikoi në fizionominë e popullsisë, te cilen ky artikull trajton. Pas atyre lëvizjeve domethënëse, (dyndjet sllave) që filluan në fund të shekullit të tretë dhe vazhduan përgjatë shekujve IV, V dhe VI, në këto krahina shfaqen edhe serbët, të cilët këtu gjejnë ilirët (arbanasit) dhe ilirët e latinizuar (vllehët). Serbëve iu desh ta popullonin shumë dendur pellgun e Kosovës dhe të shtypnin vendasit, të cilët u dorëzuan dhe u tërhoqën nga vendbanimet e reja.” Pjesa në vijim është e grisur.

1. Referenca për Dardaninë dhe popullsinë autoktone ilire

Shumë burime të lashta dhe moderne konfirmojnë ekzistencën e një popullsie autoktone ilire në Dardani:

  • Historiani romak Plini Plaku (Naturalis Historia) përmend ilirët si një popullsi të përhapur në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Dardaninë.
  • Straboni, gjeografi grek, në librin e tij “Gjeografia”, përshkruan dardanët si një fis i rëndësishëm që banonte në rajonin që sot përfshin Kosovën dhe pjesë të Serbisë.
  • Noel Malcolm, në librin e tij Kosovo: A Short History (1998), argumenton për vazhdimësinë kulturore dhe gjuhësore të shqiptarëve në rajon, duke theksuar se ata janë pasardhës të ilirëve.

2. Shqiptarët si pasardhës të ilirëve

Në tekstin e Branislav Nušić, përmendet fakti se shqiptarët kanë ruajtur gjuhën dhe karakteristikat e tyre. Kjo mbështetet edhe nga studiues të njohur:

  • Edwin Jacques, në librin e tij The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present, argumenton se shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve dhe kanë ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre pavarësisht pushtimeve të shumta.
  • Georges Castellan, në librin History of the Balkans, nënvizon se shqiptarët përfaqësojnë një nga popullsitë më të lashta të Ballkanit, të lidhura me kulturat ilire.

3. Grekizimi dhe latinizimi

Teksti i Nušić përmend se grekizimi dhe latinizimi nuk arritën të ndikojnë në mënyrë të plotë popullsinë vendase të Dardanisë. Ky fakt përforcohet nga studiues si:

  • John Wilkes, në librin The Illyrians (1992), i cili argumenton se rajoni i Dardanisë mbeti kryesisht nën ndikimin e kulturës ilire, edhe pas pushtimeve romake dhe ndikimeve greke.
  • Francisco Villar, në studimet e tij mbi gjuhët indoevropiane, përmend se shqipja ka ruajtur shumë elemente të gjuhës paragreke dhe para-romake të Ballkanit.

4. Migrimet sllave dhe ndikimi mbi popullsinë vendase

Sipas Nušić, serbët u shfaqën në rajon në shekujt IV-VI. Kjo përputhet me burime historike që tregojnë për migrimet sllave në Ballkan:

  • Peter Heather, në librin Empires and Barbarians: Migration, Development and the Birth of Europe, përshkruan se sllavët u vendosën në Ballkan pas shekullit të VI, duke gjetur popullsi autoktone që ishin pjesërisht latinizuar.
  • Oliver Jens Schmitt, në librin Kosovo: A Short History of a Central Balkan Region, përshkruan përplasjet kulturore dhe asimilimin gradual të popullsive të ndryshme në këtë rajon.

5. Kampi Dardanici dhe terminologjia etnike

Përdorimi i termit “Campi Dardanici” dhe identifikimi i shqiptarëve si “Arbanasi” nga Nušić ka një mbështetje historike:

  • Constantin Jireček, në Die Romanen in den Städten Dalmatiens während des Mittelalters (1901), dokumenton emërtime të ngjashme për rajonet e banuara nga shqiptarët.
  • Fanula Papazoglu, në librin The Central Balkan Tribes in Pre-Roman Times, shpjegon rëndësinë e Dardanisë si një rajon qendror për historinë e Ballkanit.

Teksti i Branislav Nushiç, megjithëse mund të interpretohet si pjesë e një narrative të epokës së tij, përputhet me shumë të dhëna nga burime të besueshme që mbështesin vazhdimësinë historike të shqiptarëve në këtë rajon. Dikur serbët gëzonin një qasje realiste ndaj historisë. Qasje që e kanë humbur me ndërthurjen forcërisht të dokumentimeve historike me retorikën shoviniste politike. Pergatiti Elis Buba / usalbanianmediagroup.com

Shqiptarët hedhin valle Manastiri i Deçanit Branislav Nusic – KOSOVO-Opis Zemlje I Naroda-Sa Slikama – 1902

Kisha e Graçanicës ishte Shqiptare – Branislav Nusic – KOSOVO-Opis Zemlje I Naroda-Sa Slikama – 1902

Fragment mjaft domethenes: Branislav Nusic – KOSOVO-Opis Zemlje I Naroda-Sa Slikama – 1902

Branislav Nusic – KOSOVO-Opis Zemlje I Naroda-Sa Slikama – 1902

Branislav Nusic – KOSOVO-Opis Zemlje I Naroda-Sa Slikama – 1902