Kryeministri Albin Kurti ka përsëritur se bandat e sponsorizuara nga Beogradi duhet ta ndalojnë menjëherë dhunën në veri të Kosovës.
Ai ka biseduar me zëvendëskëshilltarin për Sigurinë Kombëtare në administratën Biden, Jonathan Finer, duke i thënë se është i përkushtuar të punojë me SHBA-së “në çlirimin e zhvillimin e Kosovës për de-eskalimin e situatës në veri të vendit”.
Ai tha se është e rëndësishme që krimi të dënohet dhe ndëshkohet dhe krahas dënimit të sulmeve mbi ushtarët e KFOR-it, duhet të dënohet edhe sulmi mbi Policinë e Kosovës dhe mediat.
“Kjo kërkon fundin e menjëhershëm të dhunës nga bandat e sponsorizuara nga Beogradi kundër zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka thënë Kurti.
Ndërkohë, Kurti ka folur edhe me senatorët amerikanë Chris Murphy, Pete Ricketts dhe Jeanne Shaheen.
“Heqja e bandave të dhunshme para ndërtesave komunale dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit është rruga përpara depërshkallëzimit deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja”.